Under Header

spot_img

(VIDEO-LAJM) Pesëshja më e mirë e javës dhe MVP i xhiros në elitën kosovare

spot_img
  1. Plejmejkeri larg më i mirë kte javë ishte Dachon Burke i Ponte Prizrenit , më i merituari për fitoren e bardh e zinjve prizrenas kundër Rahovecit me double double prej 28 pikëve dhe 10 kërcimeve ndërsa shtoi edhe 6 asistime, kurse në mbrojtje ishte i pakalueshëm pasi vodhi 5 topa dhe për këtë lojë fantastike u vlerësua me indeksin prej +31 si playmakeri më i mirë i xhiros 5.
  2. Fundori realizues më i mirë kte xhiro shpallet, Derrick Uilson i Sigal Prishtinës, më i merituari për rikthimin dhe fitoren e prishtinasve në çerekun e katërt të përballjes me Bashkimin. Duke realizuar 19 pikë me efikasitet prej 70% nga loja dhe duke qenë gati perfekt nga gjuajtjet e lira dhe shënuar 5 nga 6 tentimet, Uilson shtoi edhe 7 asistime, 4 kërcime dhe vodhi 3 topa për çka u notua me indeks prej +27. 
  3. Alo-fundori më i mirë kte javë për herë të tretë rresht është Rodney Purvis i Pejës, lojtari i ndeshjes në derbin me Trepçën. Purvisi ishte i pandalshëm me 6 treshet e tij dhe totalin prej 23 pikëve dhe njëherësh shtoi 5 kërcime e 4 asistime për indeksin prej +23, më të lartin për një alo-fundor kte xhiro . 
  4. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte Chris Seeley i Rahovecit i cili edhe pse humbi duelin, me shfaqjen e tij individuale, ishte alo-qendra më dominuese e xhiros 5. Seeley pati double double prej 22 pikëve e 12 kërcimeve dhe në mbrojtje vodhi 2 topa e bëri 2 bllokada duke e merituar indeksin plus 25, më të lartin për një alo qendër ktë javë.
  5. Krejt në fund, në pozitën e qendrës dominimin e tij po e vazhdon gjiganti i Pejës, Bred Ualdou i cili sikurse Purvis, për herë të tretë sivjet futet në mesin e pesë më të mirëve. Ualdou edhe në kryendeshje kundër Trepçës ishte dominues dhe shkëlqeu me 19 pikë dhe atë me efikasitet gati perfekt nga loja pasi qëlloi 8 dyshe nga 9 tentime, ndërsa realizoi 7 kërcime e 4 asistime kurse në mbrojtje vodhi 2 topa dhe bëri 2 bllokada. Ualldou edhe këtë javë , thjeshtë thënë ishte mur i pakalueshëm për qendrat rivale dhe me indeksin prej +27, që ishte nota më e mirë , shpallet qendër e xhiros . 

MVP I XHIROS 5

DACHON BURKE (PONTE PRIZRENI)

Adhurues të basketbollit, kte javë dilema të mëdha për epitetin e më të mirit nuk pati pasi që Dachon Burke i Ponte Prizrenit, me indeksin e tij prej +31, dukshëm më të mirin nga të gjithë shpallet MVP.

Me double double prej 28 pikëve e 10 kërcimeve, 6 asistime dhe 5 topa të vjedhur Burke u dallua dukshëm nga të tjerët, pra titullin MVP të xhiros 5 të Prince Caffe  Superligës e fiton Dachon Burke.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme