Fantastike: Skuadra shqiptare ”Çair 2030” e nis me fitore debutimin në elitën maqedonase
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur stinori i ri i garave edhe në basketbollin maqedonas.
Këtë stinor atje debutoi edhe skuadra shqiptare ”Çair 2030”, madje ekipi në fjalë aventurën në garat më të rëndësishme të basketbollit atje e nisi me fitore.
Skuadra e Çairit të dielën fitoi në udhëtim te ekipi maqedonas i KK Kumanovo me rezultatin final 79-87.
Meti Thaçi i biri i legjendës së basketbollit shqiptar, Mujës, ishte prej pikëshënuesve kryesorë të ekipit shqiptar dhe arriti pikë dyshifrore, ku për 29 minuta lojë i realizoi 11 pikë madje e shënoi treshen vendimtare 1.43 skeonda para fundit, por shtoi edhe 3 asiste e 3 vjedhje topash.
Në këtë fitore të madhe të ”Çair 2030”, Daryl Stroter kishte 27 pikë e Jusuf Mohamed shtoi 18 sosh, gjersa përpos Meti Thaçit me 11 edhe Arbin Rushiti shtoi 9 pikë.
Duelin e radhës, Cairi e zhvillon në shtëpi me datë 15 tetor ndaj TFT-së e cila sivjet luajti edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa do të paraqitet edhe në ABA Liga 2.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.