Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi po e rikthen njeriun që kishte shkëlqyer te gjakovarët para dy sezoneve

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e rikthyer sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Vëllaznimi edhe pse nuk e ka nisur mirë, duket se nuk e ka në plan të dorëzohet për ti arritur qëllimet.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, skuadra gjakovare tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme amerikano-nigeriane, Emmanuel Omobo.

Në fakt, Omogbo është emër i njohur për publikun gjakovar dhe opinionin e basketbollit në Kosovë, pasi para dy sezoneve ishte pjesë e Vëllaznimit me të cilët shkëlqeu dhe për pak sa nuk e mbajti klubin në elitë me super-performanca.

Omogbo te Vëllaznimi pritet të zbarkojë pas performancave në stinorin e kaluar me skuadrën qipriote ”APOEL” tek të cilët në 17 ndeshje luajti me 15.6 pikë, 6.8 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.

Përpos Qipros, Kosovës dhe SHBA-ve, Omogbo ka luajtur edhe nëliga shumë të forta si: Itali (Pesaro), Lituani (Pieno Zvaigzdes), Izrael (Ironi Kiryat), Spanjë (Huesca) etj.

Omogbo në Gjakovë pritet të vije si zëvendësim i Jordan Notchez e në stinorin 2020/21, ky lojtar me Vëllaznimin ishte paraqitur me double-double mesatare impresive prej 18.6 pikëve, 11.5 kërcimeve e 3.7 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.