Basketboll

Ekskluzive: Juxhin Shaqiri merr drejtimin e Penzës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës ka reaguar pas humbjeve të para në stinorin e ri të garave në basketbollin kosovar femëror.

Kampionja aktuale e vendit ka liruar nga detyra trajnerin e deritanishëm, Dak Turku i cili ishte përkohësisht në krye të ekipit, gjersa drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Penza ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin nga Shqipëria, Juxhin Shaqiri i cili stinorin e kaluar ishte trajner i KBF Bashkimit.

Shaqiri me Bashkimin e Prizrenit kishte fituar Kupën e Kosovës në stinorin e kaluar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.