Basketboll

KBF Prishtina transferon lojtare që stinorin e kaluar luajti perfekt në WABA Ligë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KBF Prishtinës e ka kryer një transfer mjaftë cilësor për stinorin e ri që sapo ka nisur.

Ekipi prishtinas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me plejmejkeren amerikane, Bhrea Griffin.

Lojtarja në fjalë është e gjatë 170 centimetra dhe në stinorin e kaluar ka luajtur te skuadra kroate Pozgega në dy fronte, në elitën kroate dhe në ABA Ligën e femrave.

Në ABA Ligë, Griffin ka luajtur mesatare prej 16.3 pikëve e në elitën kroate ka pasur 10 pikë për ndeshje.

Griffin më parë ka luajtur edhe në Bosnje dhe natyrisht në SHBA, atje nga e ka prejardhjen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.