Basketboll

(VIDEO-LAJM) Shqiptarët në botë: Edon Maxhuni fantastik, eliminon Chemnitzin nga Kupa e Gjermanisë e shkëlqen edhe në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni ishte fantastik gjatë javës që lamë pas duke debutuar në dy gara, në Kupën e Gjermanisë dhe në FIBA Europe Cup.

Edoni pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte lojtari kryesor i Krallsh-hajm Merlins të shtunën në ndeshjen e një të tetës së finales së Kupës së Gjermanisë kundër Niners Kemnic (Chemnitz) përndryshe kundërshtarëve të radhës të Golden Eagle Yllit në FIBA Europe Cup.

Edon Maxhuni ishte lider i Krallsh-hajmit në fitoren me rezultat 86:72 me të cilën e eliminuan Kemnitcin duke luajtur me statistika fantastike prej 20 pikëve në vetëm 18 minuta sa i kaloi në parket dhe atë me saktësi të hatashme dhe gati perfekt për tre pikë pasi bombardoi 5 herë nga 6 tentimet. Kështu, Edoni u bë hero i kalimit të Krallsh-hajmit në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Ndryshe, më herët gjatë javës Krailsh-hajm debutoi në FIBA Europe Cup në udhëtim tek suedezet e Norrkopingut dhe pësoi me rezultat të ngushtë 93:87 vetëm pas vazhdimeve.

Edhe në këtë ballafaqim të rëndësishëm Edon Maxhuni shënoi 12 pikë, prej tyre dy treshe dhe ishte truri i skuadrës me organizim të shkëlqyeshëm pasi shtoi edhe 7 asistime kurse në mbrojtje mblodhi 3 kërcime dhe vodhi 2 topa, megjithatë skuadra e tij pësoi në start të FIBA Europe Cup.

Krallsh-hajm dhe Maxhuni ktë javë luajnë dy ndeshje tjera, fillimisht të mërkurën në shtëpi në kuadër të FIBA Europe Cup presin Krajovën (Craiova), ndërkohë të dielën në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës do të jetë mysafirë i Bayreuth-it që sikurse Krallsh-hajm ka startuar kampionatin me 1 fitore e 2 humbje.

Cilat do të jetë paraqitja e Edon Maxhunit kte javë në Evropë dhe Bundesligë, kte do ta mësojmë të hënën e ardhshme në AsistiOnline.

 

Komentet janë të mbyllura.