Superliga vazhdon edhe këtë vikend, super-ndeshje në program
Prishtinë(AsistiOnline) – Superliga e Kosovës për meshkujt do të vazhdojë edhe këtë vikend me ndeshjet rutinore.
Katër përballje sfiduese na presin të shtunën dhe të dielën e që pritet të jetë mjaftë interesant në të gjitha palestrat.
Dueli i parë i xhiros zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në ”Karagaç”, atje ku Peja e pamposhtur deri tani, e pret Rahovecin që sivjet i ka humbur ndeshjet me rezultat shumë të ngushtë dhe ka një fitore ndaj kampionit aktual.
Në duelin e dytë të së shtunës, Sigal Prishtina i bën konakun Ponte Prizrenit. Kryeqytetasit sivjet kanë treguar mjaftë qëndrueshmëri, duke radhitur 4 fitore e pësuar vetëm 2 humbje. Gjersa, Ponte Prizreni ka 3 fitore e 3 humbje.
Të dielën nga ora 17:00 në ”Shani Nushi” të Gjakovës zhvillohet derbi i xhiros mes Vëllaznimit që vije pas fitores ndaj Ponte Prizrenit e Trepçës që së fundmi u mposht nga Ylli. Fitorja është imperativ kryesor për të dyja ekipet, që sivjet janë përforcuar shumë dhe po synojnë rezultate pozitive.
Gjersa krejt në fund, xhiroja mbyllet në Therandë me kampionin aktual, Yllin që e sfidon Bashkimin e Prizrenit. Ekipi vendas ndaj Bashkimit hyn, pas 2 fitoreve të njëpasnjëshme me motiv të madh edhe pse në mesjavë u demolua nga Chemnitzi në kuadër të FIBA Europe Cup e Bashkimi do të synojë fitore nën-drejtimin e trajnerit të ri, Edin Kërveshi, pasiqë me Darko Raduloviqin i ndau rrugët në vikend.
Orari:
E shtunë
Peja – Rahoveci, ora 17:00.
Sigal Prishtina – Ponte Prizreni, ora 19:00.
E dielë
Vëllaznimi – Trepça, ora 17:00.
Golden Eagle Ylli – Bashkimi, ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.