Njeriu që këndelli KBF Bashkimin, emërohet menaxher te Bashkimi
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e meshkujve, është bërë me menaxher të ri.
Nga sot klubin si menaxher gjeneral do ta udhëheq, Rrahman Përteshi që është president i klubit të Bashkimit për femra e që në epokën e tij skuadra femërore u rikthye te sukseset duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Në ditë e parë të punës te meshkujt, Përteshi është pritur në atmosferë të ngrohtë nga pjesa e kryesisë, shtabi teknik lojtarët dhe tifozët e skuadrës e kjo sigurisht se priteti ti shtojë atij motivin për punë dhe suksese sikur që bëri me klubin e femrave.
Njoftimi i klubit prizrenas:
Njoftim për publikun!
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar simpatizant të Klubit Basketbollistik Bashkimi,
Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se kryesia e KB “BASHKIMI” ja ka besuar pozitën e menaxherit kryesor të klubit z. Rrahman Përteshi, për të udhëhequr klubin tonë çdo herë për të arritur suksese më të larta basketbollistike.
Z. Përteshit i urojmë suksese në detyrën e re!
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.