Basketboll

Bashkimi sonte e nis stinorin në Ligën Ballkanike, takohet me skuadër malazeze

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit sot e nis stinorin e ri në Ligën Ballkanike.

Ekipi kosovar rikthehet në këtë garë ballkanike pas tre stinorëve.

Bashkimi sonte takohet me skuadrën malazeze, KK Milenijum që aktualisht në elitën e atjeshme ka bilanc prej 1 fitore e 1 humbje.

Dueli fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet në KSport në të gjitha platformat televizive vendore.

Bashkimi në Superligën e Kosovës ka bilanc prej 3 fitoreve e 5 humbjeve.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.