Basketboll

Përkundër problemeve, sonte luhet dueli i Unikes mes Kamzës dhe Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte edhe zyrtarisht fillon stinori i ri i Ligës Unike me duelin hapës nga xhiro e parë.

Ndeshja e parë zhvillohet mes ekipit shqiptar të Kamzës dhe Pejës nga Kosova.

Në elitën shqiptare, sivjet Kamza ka performancë prej 4 humbjeve e 2 fitoreve, gjersa Peja ka treguar formë të lartë me 8 fitore e vetëm 1 humbje.

Dueli mes Kamzës dhe Pejës, luhet sonte me fillim nga ora 18:00 dhe njoftim për transmetim deri tani nuk ka pasur.

Si zakonisht, më të rejat para ndeshjes, rezultatin çerek pas çereku, por edhe raportet finale të dueleve, mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.