Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Dy magnetët e sukseseve te Prishtina sonte në ASIST, diskutohet për shumë gjëra – AsistiOnline
Basketboll

Dy magnetët e sukseseve te Prishtina sonte në ASIST, diskutohet për shumë gjëra

Episodi 510 i emisionit të vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit, ASISTI do të jetë me të vërtetë shumë i pasur dhe special, teksa shikuesit mund ta përcjellin sonte me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 dhe 30 minuta pas mesnatës në Klan Kosova. 

Java që lamë pas ishte me të vërtetë shumë interesante sa i përket zhvillimeve në basketbollin kosovar dhe atë mbarëkombëtar shqiptar, kjo pasi u pezullua Liga Unike për meshkuj, ndërsa poashtu vazhduan duelet fantastike në Prince Caffe Superligë, për ta mbyllur javën edhe me fillimin e Ligës së Veteranëve që nisi ditën e djeshme. 

Për të diskutuar në lidhje me xhiron e fundit të elitës së basketbollit kosovar dhe pezullimin e Ligës Unike, i ftuar në studio në pjesën e parë të emisionit është ylli i Sigal Prishtinës dhe njëkohësisht kampioni dhe MVP i edicionit të fundit të Ligës Unike, Dardan Berisha.  

  • Cili ishte faktori kyq në fitoren e Sigal Prishtinës kundër Trepçës sipas Dardan Berishës? 
  • Si e priti ai lajmin për ndërprerjen e Ligës Unike? 

Këto dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigjje nga basketbollisti kosovar më i mirë i të gjitha kohrave në pjesën e parë të emisionit, për të vazhduar më pas edhe me tregimin e të gjitha ndeshjeve të Prince Caffe Superligës, ku mësojmë edhe pesëshen dhe MVP-në e javës në ASIST teksa ekskluzivisht për shikuesit vjen edhe intervista me Edon Maxhunin, e cila është “ajka” e rubrikës që nuk mund ta gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”.

Më pas, në pjesën tjetër të emisionit vjen edhe një i ftuar tjetër special në studio, bëhet fjalë për kryetarin e rikthyer tek Sigal Prishtina, Blerand Stavileci. 

  • Pse vendosi ai të rikthehet në krye të Sigal Prishtinës? 
  • Cilat janë fjalët e Blerand Stavilecit para startit të garave në ENBL dhe çfarë përfiton Prishtina nga pjesëmarrja? 
  • Çfarë po ndodh me transferimin e paralajmëruar të Erving Walker, i cili nuk ka debutuar akoma me kryeqytetasit? 

Këto dhe shumë të tjera i mësojmë nga biseda në studio teksa krejt përfund rrugëtimin fantastik të ASISTIT në këtë episode e mbyllim me tregimin nga Theranda, aty ku të dielen u zhvilluan ndeshjet e para nga Liga e Veteranëve teksa patëm mundësi të shohim shumë prej legjendave të dikurshme të basketbollit tonë në aksion.

Për sportdashësit dhe komunitetin basketbollistik të Kosovës, ASISTI 510 është emisioni që duhet ndjekur gjithsesi dhe nuk duhet humbur.

Mos harroni, nga ora 21:00 në Sport 1 dhe 30 minuta pas mesnatës në Klan Kosova. 

 

Komentet janë të mbyllura.