Rezultatet nga xhiro e parë e Ligës së Veteranëve
Të dielën ka filluar Liga e Veteranëve të basketbollit kosovar.
Kjo është hera e parë që po organizohet Liga e Veteranëve te meshkujt, ndërsa më pas do të vazhdohet edhe te femrat.
Në këtë ligë po marrin pjesë gjashtë skuadra. Të dielën garat u zhvilluan në Therandë, ndërsa më pas do të vazhdohet në qytetet tjera.
Ndeshjet ishin interesante, ku veteranët sërish u rikthyen në aksion, ndërsa pas përfundimit Jeton Kuqi është shpallur MVP i xhiros së parë.
Rezultatet – Java 1
Golden Eagle Ylli – Trepça 45:39
Vëllaznimi – Prishtina 29:42
Peja – Bashkimi 34:36
Komentet janë të mbyllura.