Basketboll

”Brryla, shuplaka, boksa” – Dardan Berisha flet për luftën e madhe që u zhvillua në ”El Clasicon” Prishtina-Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më të mirë në historinë e Kosovës, Dardan Berisha ka qenë mysafir special në ASIST-in 510.

Basketbollisti nga Peja që sivjet po paraqitet te Prishtina, ka folur për derbi-duelin e së dielës që u zhvillua mes Prishtinës dhe Trepçës, për të cilin tha se u luftua shumë.

Ndeshja ka qenë luftë, përnjëmend ka qenë lojë shumë shumë e mirë, kemi luftuar dy ekipet edhe kështu me kqyr është një prej ndeshjeve më të mira, aty ndoshta s’ka pas shumë efikasitet, por lufta që është bërë aty e ka mbuluar krejt dhe më gëzon fakti që Trepça është kthyer në nivelin ku e meriton. Ka qenë lufta shumë e madhe dhe përnjëmend krejt fokusi ka qenë se si mos të lejohet të jep kosh kundërshtari dhe krejt energjia u dha aty dhe ndër kosh, çka ka ndodh vetëm ne e dimë, aty që kemi qenë në parket, sa brryli sa shuplaka, sa boksi, krejt. Përnjëmend ka qenë lojë fenomenale, që zgjohesh nesër dhe thua që jam knaq, që kam qenë pjese e asaj ndeshje. Normal dikush ka qejf me përfundu loja 100 me 120, po ajo lojë ka qenë lojë e burrave mund të them. Jam ndjerë tepër tepër mirë edhe normal pas fitores me dy vazhdime e ka jep atë çershinë mbi tortë, për neve në këtë moment për ta fituar këtë ndeshje. Thjesht është luajtur për të fituar, kemi hyrë të dyja palët me qëllimin e vetëm për të fituar”, tha Dardani në ASIST.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.