Artan Mehmeti për ligën e veteranëve: Emocione të mëdha të rikthehemi në parket
Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën që e lamë pas startoi me ndeshje, liga e veteranëve të basketbollit kosovar.
I lumtur për këtë iniciativë u shpreh, basketbollisti legjendar i Trepçës dhe i disa skuadrave tjera kosovare, Artan Mehmeti.
”Të kthehesh në parket pas sa viteve, një emocion i papërshkruar, jemi kënaq. I uroj Yllit për fitore, shpresoj që rezultati ka me qenë sekondar, të shoqërohemi, ka kohë që s’jemi takuar me ish-lojtarë dhe me të vërtetë emocione shumë interesante, pas sa viteve me u kthy në parket. Unë jam aktiv, mundohem, punoj me fëmijë, mundohem edhe vet të merrem me basketboll, luajmë me shokë në Mitrovicë, dmth është sport që e dua, është pjesë e jetës time”, tha ikona e Trepçës.
Në duelin e parë të stinorit për veteranët, Trepça u mposht nga Ylli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.