Basketboll

Rahoveci i ashpër me referimin, ‘vreshtarët’ shpërthejnë pas ndeshjes me Ponte Prizrenin

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci është mposhtur sonte nga Ponte Prizreni në kuadër të xhiros 12 në elitën e basketbollit kosovar.

Ndërsa, pas ndeshjes të ashpër me referimin janë shprehur, trajneri Muhammed Thaçi, por edhe lojtarët e ‘vreshtarëve’, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë tek tifozët që kanë shpërthyer me kritika nga më të ndryshmet ndaj referëve të takimit, që sipas tyre ishin tendenciozë.

Postimi për rezultatin final të kësaj ndeshje në faqen zyrtare të FBK-së, është vërshuar me kritika të shumta, deri në ofendime, kryesisht ndaj FBK-së.

Kritika të mëdha ndaj referimit, Rahoveci ka pasur nga fillimi i stinorit, madje siç ka mësuar AsistiOnline.com, ankesat kanë shkuar zyrtarisht edhe në institucionin kryesor të basketbollit në vend, FBK.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.