Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 511 – XHIRO E NXEHTË E BASKETBOLLIT KOSOVAR  

Analiza e xhiros 12 fantastike dhe incidenti në ndeshjen Trepça – Peja. Intervista ekskluzive me Valbona Bytyqin dhe specialet: debutimi i Sigal Prishtinës në ENBL dhe paraqitja e Golden Eagle Yllit në FIBA Europe Cup

ASISTI 511 sjell analizën komplete të xhiros 12 e cila solli shumë basketboll të bukur dhe tri ndeshje fantastike Ponte Prizreni – Rahoveci, Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli dhe kryendeshja dramatike Trepça – Peja të cilën e vendosi ish lojtari mitrovicas Rodney Purvis me treshe në sekondën e fundit. Por fatëkeqësisht , në këtë ndeshje ndodhi incidenti i shëmtuar dhe shpërtheu dhuna. Gjatë gjuajtjeve me gjësende të forta dhe shishe në drejtim të mysafirëve nga Peja, u godit edhe ish basketbollistja e p[ensionuar, Valbona Bytyqi e cila është shtatëzënë. Ajo natën e kaloi në spital por fatëmirësisht për të dhe beben të dyjat janë mirë kurse ASISTI u interesua për shëndetin e saj dhe sjell intervistën ekskluzive

 

Kryendeshja Trepça – Peja ishte një shfaqje e jashtëzakonshme dhe dramatike sa i përket baske6tbollit por të cilën e prishi incidenti i cili ndodhi 13 minuta pa përfunduar dueli. Analizën e kësaj klasike, si e fitoi Peja fal shënimit të ish lojtarit mitrovicas Rodney Purvisit me treshe në sekondën e fundit dhe deklaratat e trajnerëve pas përballjes do t’i shohim në vazhdim.

 

Pas incidentit reaguan KB Peja dhe tifozët e Trepçës, Torcida kurse ASISTI sjell reagimet e tyre publike. Gjithashtu, në vazhdim mund të shikoni përmbledhjet nga dy ndeshjet të cilat brenda 48 orëve i zhvilloi Ponte Prizreni në Sezai Surroi kundër Trepçës dhe Rahovecit, skuadër kjo e cila paralajëmroi edhe tërheqjen nga garat për shkak të pretendimeve për dëmtim gjatë referim gjatë kësaj vjeshte.

 

Përmbylljen e xhiros 12 të Prince caffe Superligës e bëjmë me tregimin nga Shani Nushi ku po ashtu u zhvillua një dramë e vërtet e basketbollit dhe fituesi u përcaktua në sekondat e fundit,me rezultat të ngushtë. E diel mbrëma, ambienti fantastik basketbollistik në Shani Nushi dhe dueli Vëllanzimi – Golden Eagle Ylli

 

Kjo xhiro me shumë ndeshje të bukura në parket solli shkëlqimin e lojtarëve shtatë lartë dhe dilemat për përzgjidhe në pesëshen e javës ishin tejet të mëdha. Cilët janë më të mirët e kësaj xhiroje, këtë do ta mësojmë në vazhdim në kuadër të bllokut Pesëshja dhe MVP- i Javës në ASIST.

 

Bllokun e p[ërfaqëismit të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare e fillojmë me FIBA Europe Cup ku Golden Eagle Ylli po përfaqëson vendin tonë. Të mërkurën e kaluar në kuadër të xhiros 5 të Grupit A, Ylli ishte nikoqir i skuadrës gjermane Niners Chemnitz

Në vazhdim do ta shohim raportin nga kjo ndeshje e më pas rezultatet dhe tabelën pas pesë xhirove.

 

Rrugëtimin ndërkombëtar të skuadrave kosovare e vazhdojmë me debutimin e Sigal Prishtinës në ENBL – Europe North Basketboll League. Të shtunën prishtinasit u takuan me skuadrën tashmë të njohur për ne Budivelnykun nga Ukraina dhe të dielën me nikoqirët, Kalev/Cramo nga Estonia. Në vazhdim t’i shohim raportet nga këto dy ndeshje e më pas rezultatet dhe tabelën pas dy xhirove.

 

Liga Ballkanike ku po marrin pjesë Peja dhe Bashkimi vjen pikërisht me duelin e dy skuadra tona që u takuan në Karagaq kurse ASISTI sjell raportin nga kjo ndeshje e më pas rezultatet dhe tabelën e Ligës Ballkanike pas 4 xhirove të zhvilluara

 

Superliga e Femrave vikendin që shkoi zhvilloi xhiron e shtatë dhe nuk pati derbi por ASISTI pasqyron rezultatet dhe tabelën aktuale

 

Blloku special dhe i dashur për të gjithë ne Shqiptarët në Botë sjell performansat e lojtarëve tanë në ligat evropiane sidomos treshes EdonMaxhuni, Kenan Spahiu dhe Erxhan Osmani që pati vikend të bukur

VIDEO 10

 

Krejt në fund ASISTIN 511 e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar

 

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.

 

Komentet janë të mbyllura.