Basketboll

Ylli sot mbyll aventurën në FIBA Europe Cup, ndeshet me Bambergun në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit sonte e mbyll stinorin në garën evropiane, FIBA Europe Cup.

Therandasit që tashmë kanë humbur gjasat për kalim në fazën e dytë, duelin e fundit e zhvillojnë ndaj Brose Bambergut të cilin ekip në duelin e parë e mposhtën me ç’rast fitoren e vetme e kanë ndaj tyre në Gjermani 78-81.

Dueli i sontëm luhet në Prizren dhe fillon nga ora 20:00, transmetohet direkt në të gjitha platformat televizive në njërën prej kanaleve të sportit, si dhe në YouTube.

Deri tani, Ylli gjendet i fundit në tabelë me vetëm 1 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.