Ardhja e Artis, Trepça njofton për lirimin e Clevon Brownit
Prishtinë(AsistiOnline) – Ardhja e transferit të ri, Jamel Artis ka bërë që tek Trepça të ketë largime.
Klubi mitrovicas e ka liruar nga kontrata, basketbollistin amerikan Clevon Brown.
”Me marrveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Clevon Brown. Thank you Clevon!”, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.
Te Trepça, Brown kishte luajtur me mesatare prej 4.9 pikëve e 4.4 kërcimeve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.