ASISTI 513 – Për dhunën në basketboll diskutohet me kreun e FBK-së, si dhe fituesit e Superkupës
Gjatë javës që lamë pas, basketbolli në vendin tonë shënoi edhe një ngjarje tjetër kulmore, me Superkupën e Kosovës që dhuroi ndeshje të bukura dhe atraktive, teksa krejt në fund kampione doli skuadra organizatore e Sigal Prishtinës, mirëpo që edhe kjo ngjarje nuk kaloi pa eksese dhe pa dhunë në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.
Për të biseduar në lidhje me të gjitha çfarë ndodhën javën që kaloi dhe prapaskenat e rikthimit të kryeqytetasëve tek një trofe i rëndësishëm të ftuar në ASIST-in 513 në pjesën e parë të emisionit janë Lejson Zeqiri njëherësh MVP i Superkupës, ndihmës trajneri Andin Rashica dhe kryetari i klubit, Blerand Stavileci.
• Çka ndodhi në ndeshjen e madhe finale dhe cilat ishin prapaskenat? • Sa ishte i vështirë ky triumf?
• Çka thotë për epitetin e MVP-së së fituar, Lejson Zeqiri?
• Kush i ka lënë më së shumti përshtypje Andin Rashicës në këtë turne të Superkupës?
ASISTI 513 sjell komplet analizën dhe raportet e Superkupës së Kosovës përfshirë edhe intervistat e deklaratat ekskluzive me protagonistët.
Dhuna dhe huliganizmi në Superkupë e zbehen këtë ngjarje dhe për këtë flasim me kryetarin e FBK-së, Arben Fetahun, në pjesën e dytë të emisionit Sot paradite Fetahu është takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun dhe U.D të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin, teksa ekskluzivisht në ASIST tregon për vendimet e marr gjatë kësaj mbledhjeje dhe hapat që do të zbatohen menjëherë, për të parandaluar dhunën në basketbollin kosovar pikërisht në periudhën kur ky sport po rikthehet në zemrat e shikuesëve.
Krejt në fund, ASISTI 513 sjellë përmbledhjet nga Liga Unike e Superliga e Femrave si dhe rubrikën speciale që nuk mund ta gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”.
Rrugëtimin sonte e mbyllim me top 10 aksionet e javës. Duke nisur nga ora 21:00 në Sport 1 dhe 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova vjen premiera e episodit më të ri që nuk duhet ta humbni assesi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.