Basketboll

Ponte Prizreni gjen zëvendësin e Koljeviqit

Prishtinë(AsistiOnline) – Një transfer i ri për skuadrën e Ponte Prizrenit, pas largimit të befasishëm të Ivan Koljeviqit.

Ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati, ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin amerikan, Leondre Washington.

Lojtari në fjalë është i gjatë 183 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

Kosova për të do të jetë performanca e parë jashtë SHBA-ve, ku në stinorin e kaluar kishte luajtur me kolegjin nga NAIA Conference ”Louisiana State University” me 16.8 pikë, 3.7 kërcime e 3.8 asiste për ndeshje.

Ponte Prizreni momentalisht ka 6 fitore e 6 humbje në elitën e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.