Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 513 – ANALIZA KOMPLETE E SUPERKUPËS 2022 DHE FITUESIT SI MYSAFIRË

Lejson Zeqiri njëherësh MVP i Superkupës, ndihmës trajneri Andin Rashica dhe kryetari i klubit Blerand Stavileci flasin lidhur me turneun e Superkupës së Kosovës 2022

Gjatë javës që lamë pas, basketbolli në vendin tonë shënoi edhe një ngjarje tjetër kulmore, me Superkupën e Kosovës që dhuroi ndeshje të bukura dhe atraktive. ASISTI 513 sjell komplet analizën dhe raportet e Superkupës së Kosovës përfshirë edhe intervistat e deklaratat ekskluzive me protagonistët.

 

Për të analizuar dhe diskutuar turneun e Superkupës së Kosovës 2022 e cila u mbajtë në kryeqytet , mysafirë të ftuar në ASIST 513 janë Lejson Zeqiri njëherësh MVP i Superkupës, ndihmës trajneri Andin Rashica dhe kryetari i klubit, Blerand Stavileci.

  • Çka ndodhi në ndeshjen e madhe finale dhe cilat ishin prapaskenat?
  • Sa ishte i vështirë ky triumf?
  • Çka thotë për epitetin e MVP-së së fituar Lejson Zeqiri?
  • Kush i ka lënë më së shumti përshtypje Andin Rashicës në këtë turne të Superkupës?

Gjitha këto i mësoni në intervistën ekskluzive në vazhdim

Komentet janë të mbyllura.