Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 513 – NË FINALEN E SUPERKUPËS SHPËRTHEU DHUNA, REAGON SHTETI DHE FBK

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport mban mbledhje urgjente, ftohet për raportim edhe kryetari i FBK-së Arben Fetahu si anëtar i Këshillit kurse pas mbeldhjes në Asist flet për masat e rrepta që hynë në fuqi menjëherë, për të luftuar dhunën

Basketbolli u rikthye dhe mori epitetin si sporti më i popullarizuar në vendin tonë dhe palestrat u stërmbushën kurse shikueshmëria përmes ekraneve televizive tejkaloi atë të kohës së artë të basketbollit kosovar. Mirëpo, me rikthimin e shi,ueshmërisë në skenë dolën sërish huliganët dhe ata që po shkaktojnë dhunë e cila ishte harruar dhe pikërisht në periudhën kur ky sport u rikthye në zemrat e shikuesve ajo eskaloi.

Fatkeqësisht , kjo ndodhi gjatë turneut të Superkupës dhe kulmoi në ndeshjen finale e cila rastiti të jetë “El Clasico” i basketbollit kosovar, përballja e Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e para në garë direkte për trofe pas plot një dekade.

Dhuna dhe huliganizmi në Superkupë e zbehen këtë ngjarje.

Të hënën paradite në mënyrë urgjente, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku caktoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport i cili kryesohet nga U.D i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin kurse pjesëmarrës në mbledhje ishte edhe kryetari i FBK-së Arben Fetahu si anëtar i Këshillit.

Menjëherë pas mbledhjes, Fetahu ishte mysafirë në ASIST dhe foli lidhur me vendimet që do të zbatohen menjëherë. Shteti i Kosovës me institucionet e sportit si kurrë më parë janë të vendosur që t’i japin fund dhunës në sport.

Komentet janë të mbyllura.