Basketboll

Edoni nominohet për MVP-në e javës në FIBA Europe Cup (Linku i votimit)

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.

Maxhuni shkëlqeu pikërisht ndaj ish-skuadrës, Heroes Den Bosch duke i siguruar fitoren Crailsheimit gjerman me rezultat 89-84.

Në këtë fitore me rëndësi të madhe, Edoni ishte pikëshënuesi kryesor nga dy ekipet me plotë 28 pikë, shtuar edhe 5 asiste e 3 kërcime.

E për të zgjedhur MVP-në e xhiros së parë në fazën e dytë, FIBA Europe Europe Cup ka hapur një votim në të cilin bën pjesë edhe ylli kosovar, të cilin normalisht që shqiptarët anë e mbanë botës duhet ta votojmë duke klikuar KËTU.

Të kujtojmë se në stinorin e kaluar, Edoni luante për Heroes Den Boschin dhe fitoi titullin e kampionit të Holandës me skuadrën në fjalë.

Në fazën e parë grupore të FIBA Europe Cup, sivjet luajti edhe skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit, por që u eliminua me seri të përgjithshme prej 5 humbjesh e 1 fitore.

/AsistiOnline.com/

https://www.fiba.basketball/europecup/22-23/news/week-7-top-performers-kantonen-ndow-maxhuni-miller-mcintyre-ogden

 

 

Komentet janë të mbyllura.