Shteti në aksion, arrestohen 5 të dyshuar për ngjarjet vandale në finalen e Superkupës
Prishtinë(AsistiOnline) – Policia e Kosovës sot ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës para një jave.
Në njoftim thuhet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe sqarohet në tërësi se si ndodhi rasti.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Informacion shtesë:
Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe
Tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.
Komentet janë të mbyllura.