Basketboll

Vashat shqiptare nga Shkupi, kampione vjeshtore të Ligës së parë në Maqedoninë Veriore

Prishtinë(AsistiOnline) – Kubi i basketbollit shqiptar, Shkupi në Maqedoninë e Veriut është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e parë atje, sa i përket konkurencës femërore.

Vashat shkupjane kanë arritur këtë sukses solid, pas fitores ndaj TimSportit me rezultat të thellë 37-98 dhe kështu kanë mbyllur stinorin vjeshtor suksesshëm.

Klubi shqiptar e mbylli këtë gjysmësezon me 7 fitore dhe vetëm një humbje nga 8 ndeshje të luajtura e me synim real që gjatë pranverës, skuadra të inkuadrohet në elitën maqedonase për femra.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.