Basketboll

Prishtina sonte ndaj Zielona Gorës në ENBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Sigal Prishtina sonte e zhvillon duelin e radhës në ligën ndërkombëtare, ENBL League.

Bardhekaltërit dje kanë udhëtuar drejt Polonisë ku do të ndeshen me skuadrën nga ky shtet, Zielona Gora.

Në dy xhirot e para, ekipi polak kishte arritur 1 fitore e 1 humbje, gjersa prishtinasit kishin pësuar nga dy takimet dhe sonte kërkojnë fitoren e parë.

Sfida nis nga ora 18:30 dhe për transmetimin e saj ju njoftojmë më vonë.

Në Poloni, Zielona Gora aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të me 7 fitore e 6 humbje, derisa Prishtina në Kosovë renditet e 2-ta me 10 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.