Basketboll

Pse po vjen deri te dhuna në basketbollin tonë dhe si mund ta ndalim? Propozim shumë interesant dhe serioz

Prishtinë(AsistiOnline) – Gazetari i njohur kosovar dhe fansi i madh i basketbollit e sportit në përgjithësi, Kushtrim Reshitaj ka dhënë komentin e tij, për ngjarjet e errëta që po ndodhin në palestrat kosovare së fundmi.

Reshitaj ka dhënë këshillat dhe propozimet e tij, që janë shumë interesante e të duhura dhe që Federata duhet ti marrë shumë seriozisht dhe për bazë e duke i adresuar tek institucionet përgjegjëse.

Në fakt, pas asaj periudhës kur basketbolli lulëzoi me të madhe në Kosovë, por edhe huliganizmi filloi me u shfaq, po flas për vitet 2002/03/04 e ka pasur një heshtje edhe kualiteti në basketboll, por edhe njëkohësisht kjo pjesa që nuk po e duam. Po tash kur është kthyer kualiteti fuqishëm, janë kthyer edhe skenat që unë kam menduar dhe unë besoj se një pjesë e madhe e jona, kemi menduar që janë kryer në ato vitet e para të pasluftës. Por, që ky lloj mentaliteti ka vazhduar. Ajo që mua më pengon është që gjithçka në Kosovë edhe kur merret të analizhet dhe të ndëshkohet dikush, përgjithësohet. Nuk ka nevojë një klub apo një tifozëri të pësojë, p.sh në Gjakovë apo Suharekë, pse ka pas skandal në Prishtinë mes dy tifozërive të tjera dhe kjo është një prej atyre gabimeve që e ka bërë Ministria me vendimin e fundit”.

Reshitaj, ka kërkuar dënime individuale të ashpra dhe ndjekje penale, për secilin që guxon të hedh gjësende në parket, të sulmojë diko apo vepra të tilla që i prishin imazhin basketbollit kosovar.

Pikërisht, ndëshkim indivual, por jo ndëshkim simbolik, ndëshkim i fuqishëm inidivual ndaj akterëve që prekin ose prishin ndeshjet, kishte me qenë nisma e fuqishme për me u ndal dmth incidentet në palestra, sepse nëse dikush për një gjest huliganizmi, që huliganizmi është i barabartë, për mendimin tim me një vepër penale, sepse ti shkatërron gjithçka me një vendim ose për një vepër huliganizmi të dënohet deri në 10 vjet burg dhe nëse dikush e pëson pse ka marrë guxim me marrë me hedhë diçka, me lëndu një lojtar, me lëndu një shikues tjetër ose një trajner ose diçka edhe ai automatikisht prej një huligani duhet të ndjeket penalisht. Prokuroria duhet të merret me këtë çështje, jo vetëm fedferata, por federata duhet ti bëjë ftesë Prokurorisë vazhdimisht e atëherë kur nisin akterët personalë të pësojnë, e pëson një, dy, tre, marrin burg, jo si me thënë me bë kurban, por burg meritor. Sepse ke bërë veprën, atëherë unë besoj që do të ketë kujdes të madh dhe njerëzit do ta kenë parasysh që nuk guxojnë fortë me lëshu dorën, qysh e kanë lëshuar në 80/90% të palestrave në Kosovë”, beson Reshitaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.