Reshitaj me kritika të ashpra për Federatën: Nuk ofruan siguri të mjaftueshme në Superkupë dhe nuk sanksionuan drejtë
Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej fansave më të flaktë të kampionit aktual të Kosovës, Golden Eagle Yllit, Kushtrim Reshitaj i ftuar në ASIST-in 515, ka pasur kritika të ashpra ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Reshitaj ka drejtuar kritika konkrekte për organizimin e Superkupës në të cilën pati incidente të mëdha sidomos në finale e që sipas tij, Federata dështoi në organizim.
”Unë mendoj që Supekupa e Kosovës i ka dhënë një pasqyrë shumë të keqe, sa i përket organizimit ka qenë ndoshta me thanë 90% faji i federatës dhe tash kur dështon federata me një organizim, atëherë nuk mundet me i ndëshku klubet dhe tifozëritë e tjera për shkak që nuk ka qenë në gjendje me e organizu një eveniment për dy dite, tri ditë sa ka zgjat Superkupa që të mos i lejojë incidentet tifozave. Federata, kryetari i Federatës dhe të gjithë rreth e njohin rivalitetin dhe nivelin se ku ka ardhë rivaliteti mes Torcidës dhe Plisave nuk mundesh me ja lënë ti rastësise nëse ka me të ndodh një problem edhe s’ka me të ndodh një problem, sepse të gjithë aty e dinë se në çfarë nivele ka pas incidente mes këtyre dy tifozërive. Tash je me një organizim siç është Superkupa, duhesh sigurimin, sigurinë e kësaj pjese të tifozave dhe kësaj pjese tjetër me e pas primare, mbi gjithçka tjetër, pastaj me e organizu. Sepse kur luan Ylli me Vëllaznimin, s’ke nevojë ti me i pas 200 polic, por kur luan Prishtina me Trepçën, duhesh me i pas patjetër, ose në këtë rast tash, siç e kanë kthyer Trepça me Pejën mes tifozave një rivalitet të tmerrshëm”.
Reshitaj nuk la pa e përmendur edhe çështjen ku janë sanksionuar tifozët e organizuar të klubeve e që sipas tij, me këtë vendim ata nuk janë ndaluar për të hyrë në palestra, veçse është ndërruar forma e tyre për të hyrë në sallë e kjo nuk e zgjidh problemin.
”Prandaj, unë mendoj që federata është dasht me u nis fillimisht prej vetes, e pastaj për shkak se ka ndodh një problem në Prishtinë mes dy tifozërive që janë nga Mitrovica dhe Prishtina, nuk mundesh ti me ndëshku Vëllaznimin e Gjakovës që kuqezinjët mos ti kenë të organizuar në palestër, s’mundesh Yllin me ndëshku, që mos mi ketë Xhebrailat në palestër, sepse fatmirësisht në ndeshjen e parafundit e kemi pa, në ndeshjen me Pejën, çfarë mrekullie të tifozërisë e kanë sjellur Xhebrailat me atë transparent që ka qenë gjigant dhe kuptim plotë me figuria historike dhe gjana të ndryshme, dmth me tu kënaq syri me e pa. Në Gjakovë një natë para Festës së 28 Nëntorit, ka qenë ndeshja me Yllin e kemi pa mrekulli ajo koreografi e gjakovarëve me figurat historike të qytetit. Për çka këta me pësu, pse dy tifozëri janë gjuajt dhe këtu federata ka gabu jashtëzakonisht shumë. Nderkaq, po ta shikon prej anës profesionale, pastaj prej një këndi tjeter, ti ndalosh tifozët zyrtarë të jenë në mënyrë të organizuar me transparentat e tyre me gjana tjera, po të mos i ndalosh të gjithë tifozët tjerë, kjo është e barabartë me zero, sepse une nëse kam qenë tifoz zyrtar, okej sot s’po e veshi bluzën e Xhebrailave, por po hyj në palestër me një bluzë tjetër të zezë, edhe unë jam i njejti, apo kupton? nëse ka pas rrezik prej meje, ka me pas prapë, sepse unë jam i njejti, mua nuk më ndalohet pjesëmarrja në sallë, por më ndalohen shenjat, simbolet, kjo ka qenë katastrofë”, potencoi Reshitaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.