Basketboll

Viti 2022 në elitën kosovare mbyllet sonte me derbi në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndeshje mjaftë interesante pritet ta përmbyll sonte vitin 2022 në elitën e basketbollit kosovar.

Dy skuadrat me rivalitet tejet të madh mes vete, Trepça dhe Bashkimi përballen në ”Minatori”, për të kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas fitoreve në xhiron e fundit.

Der tani, ‘xehetarët’ kanë tetë fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit numërojnë bilanc prej pesë fitoreve e dhjetë humbje.

Edhe kjo ndeshje që luhet pa spektatorë, fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe rezultatin minutë pas minuti i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar basketbollit  – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.