Basketboll

Ilir Selmani merr drejtimin e Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës dje ka njoftuar se trajneri Alek Joncevski dha dorëheqje nga drejtimi i ekipit.

Mitrovicasit sonte kanë lajmëruar se drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri vendor, Ilir Selmani, pa dhënë më shumë detaje.

Ilir Selmani merr përsipër rolin e trajnerit të ekipit”, shkruan njoftimi i shkurtër i Trepçës sonte.

Megjithatë, AsistiOnline.com ka mësuar se Trepça është në kërkim të një trajneri të ri i cili do ti prijë klubit në vazhdim të kampionatit, porse nuk do të nguten për një gjë të tillë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.