Basketboll

Pesëshja më e mirë e javës dhe MVP nga xhiro 18 e Superligës së Kosovës

PESËSHJA E JAVËS (XHIRO 18) 1. WILSON (SPR), 2. PURVIS (PEJ), 3. LEKNDREAJ (BASH), 4. DEBISSCHOP (SPR), 5. WALDOW (PEJ).

1. Plejmejkeri më i mirë këtë javë, shpallet Derick Wilson i Sigal Prishtinës i cili shkëlqeu në ”El Klasiko” kundër Trepçës me double double prej 15 pikëve e 10 asistimeve, duke kërcyer 4 herë dhe vjedh 3 topa, ndërsa duhet theksuar se ishte perfekt për treshe duke qëlluar të tri tentimet dhe për këtë shfaqje të mrekullueshme, meritoi indeksin prej plus 28 si plejmejkeri më i mirë i javës.

2. Fundori më i mirë realizues i xhiros shpallet, Rodney Purvis i Pejës i cili ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren e verdhezinjëve ndaj Vëllanizmit me 22 pikë, prej tyre 4 treshe, ndërsa shtoi edhe 5 asistime dhe 4 kërcime duke qenë perfekt nga gjuajtjet e lira për çka u notua me indeksin më të lartë për një fundor këtë xhiro prej plus 17.

3. Aloja më e mirë e javës shpallet luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj që kontribuoi me edhe një dyshifror të dyfishtë në fitore të portokallinjve, kësaj radhe me 13 pikë e 10 kërcime, duke qenë i saktë në 60% të tentimeve nga loja dhe në fund e meritoi indeksin prej plus 15 si alo më e mirë e xhiros 18.

4. Alo qendra më e mirë këtë javë, ishte Brooks Debisschop i Sigal Prishtinës i cili shkëlqeu edhe një herë në ”El Klsaiko” duke realizuar një tjetër double double … këtë herë prej 15 pikëve e 14 kërcimeve dhe shtoi nga 2 asistime e 2 topa të vjedhur. Debisschop ishte tejet efikas me 70% të saktësisë nga loja, pasi shënoi 7 nga 10 dypikëshat e tentuar dhe për këtë lojë u vlerësua me indeksin prej plus 22 si alo qendra më e mirë këtë javë

5. Dhe në pozitën e qendrës këtë javë, pas një kohe relativisht të gjatë na kthehet Brad Waldow i Pejës i cili shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij ndaj Vëllaznimit dhe atë duke luftuar i vetëm me tre gjigantët e kuqezinjve: Doddin, Brownin dhe Omogbon. Waldow ishte i mrekullueshëm me double double prej 20 pikëve e 18 kërcimeve, duke shtuar nga 2 asistime e topa të vjedhur për çka u notua me indeksin prej plus 29.

MVP I XHIROS 18 BRADLEY WALDOW (PEJA)

Kte javë pa asnjë dilemë fare, MVP shpallet i qendra e mrekullueshme e Pejës që zhvilloj betejë titanike ndaj tre shtatlartëve të Vëllaznimit kullave binjake kuq e zi Dodd e Broun si dhe Omogbos duke realizuar double double fenomenal prej 20 pikëve e 18 kërcimeve dhe shtuar nga 2 asistime e 2 topa të vjedhur për çka u notua me indeksin më të lartë të kësaj xhiroje prej plus 29 dhe me këtë shpallet MVP i Javës në ASIST.

/ASIST/

Komentet janë të mbyllura.