Basketboll

Gëzim Morina ka disa fjalë për tifozët Ultras, thotë se shumica po e pësojnë faji i disa individëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina dje ka qenë i ftuar në ASIST-in 518 dhe ka folur për një mori gjërash rreth basketbollit kosovar.

Morina në fund të emisionit, ka dashur që të falenderojë tifozët e organizuar Ultras ”Xhebrailat”, por edhe Kuqezinjët e Jakovës dhe të tjerët, që bëjnë punë të madhe në mbështetje të ekipeve, por dalin disa individë dhe i vendosin hije të zezë tërë grupit.

”Për këtë punën e tifozëve Ultras, vërtetë po flasim shumë por shumica e gjërave që i flasim janë: qe huliganë, po gjuajnë, po bëjnë! Unë mendoj që shumë pak njerëz e kuptojnë sa këta djemë realisht investojnë kohën e tyre, mundin e tyre, për me i bërë gjërat që i bëjnë. Për shembull, një koreografi të cilën e kanë bërë tifozët tanë këtë vit, mendoj që shumë pak njerëz e dijnë që për me e realizu atë koreografi, duhen 2-3 javë kohë. Në këtë rast po flas për tifozët tanë ”Xhebrailat” të cilët janë pjesë e këtij dënimi, për mendimin tim të padrejtë, sepse nuk e di që ka ardh një ekip në Suharekë dhe ne i kemi pritur keq dhe i kemi sulmuar e ku ta di unë. Kështu që vërtetë, respekt për Xhebrailat, Kuqezinjët e Jakovës, ka qenë vërtetë kënaqësi me luajt atje (Gjakovë), mendoj që në njëfarë mënyre po penalizohen dhe po ju nënçmohet puna të cilën ata po e bëjnë, se vërtetë nuk është e lehtë me përkrah ekipin me ‘çkyer’ fytin 4-5 orë me bërtitë disa herë brenda javës dhe në fund, vjen dikush që nuk ka lidhje ndoshta me ty, bën dicka dhe ti penalizohesh për atë punë”, tha Morina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.