Basketboll

Super-ekskluzive: Trepça afër marrëveshjes me këtë trajner turk?

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës ka të ngjarë që shumë shpejtë mund ta prezantojë trajnerin e ri që do i prijë skuadrës.

Mitrovicasit që ditë më parë kishin ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin maqedonas, Alek Joncevski, tash duket se janë afër akordit me një trajner turk.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e Trepçës janë në biseda të avancuara me trajnerin turk, Engin Gençoglu dhe marrëveshja mund edhe të arrihet shpejtë.

43 vjeçari, së fundmi ka punuar te skuadra turke, Konyaspor me të cilët në sezonin e kaluar e siguroi elitën e atjeshme, gjersa sivjet e drejtoi po të njejtin ekip për pak ndeshje, por që më pas palët e ndërprenë kontratën shkaku i rezultateve jo të mira të ekipit në ato momente.

Mbetet të shihet në vijim se cilat do të jetë rezultatet e bisedimeve mes Trepçës e Gençoglu.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.