Basketboll

A do të jetë e 15-ta me radhë për kampionin aktual apo Vëllaznimi do të këndellet?

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros 19 në elitën e basketbollit kosovar, zhvillohet në ”13 Qershori” të Therandës.

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli e pret ekipin që sivjet është rikthyer në elitë, Vëllaznimin.

Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.

Deri tani, Ylli numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.

Kjo super-ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.