Basketboll

Edon Maxhuni fantastik edhe përballë Ludwigsburg-ut, shkëlqen si shënuesi më i mirë (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni po shkëlqen çdo ditë e më shumë në basketbollin gjerman.

Maxhuni ka qenë shënuesi më i mirë në fitoren e madhe të Crailsheim Merlins përballë njërës nga ekipet më në formë sivjet në Bundesligën gjermane, Ludwisburg 106-87.

Edoni në këtë duel luajti për 27 minuta, duke qenë super-efikas me 24 pikë, shtuar edhe 5 kërcime, 3 asiste e 1 vjedhje topi dhe duke treguar se kjo është koha e shkëlqimit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=RQvc7lk5pps

25 vjeçari, edhe në mesjavë ishte shënuesi më i mirë në humbje e Crailsheimit nga Kalev/Cramo 90-78 në kuadër të FIBA Europe Cup me 14 pikë 1 asist e 2 vjedhje topash.

Natyrisht, që këto paraqitje fenomenale të djaloshit që ka gjak shqiptari, me gjasë nuk do ju shpëtojnë as syve të mëdhenjë të gjigantëve gjermanë si: Bayern Mynih, Alba Berlin apo edhe Bonn eth, që ‘zor’ se do ta lëshojnë t’ju ikë nga duart një lojtar të jashtëzakonshëm si Maxhuni Jr e të cilin me shumë gjasa shpejtë do ta shohim edhe në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.