Basketboll

ASISTI 519: NDRYSHIMET E MËDHA TE TREPÇA DHE FUNKSIONALIZIMI I KAMERAVE TË SIGURISË NË MINATORI

Ikona e rikthyer e Trepçës Besim Braha dhe lojtari kryesor sivjet Drilon Hajrizi flasin për ndryshimet në klub, rikthimin e Ilir Selmanit dhe ardhjen e trajnerit të ri Engin Gençoglu i cili debutoi me fitore

ASISTI 519 sjell mysafirë special, pas një kohe të gjatë në studio vjen Besim Braha, ikona e klubit mitrovicas dhe njeriu i trofeve i cili u rikthye si drejtor atëherë kur skuadrës filloi t’i shkonte keq dhe Drilon Hajrizi i cili me mesatare prej 16 PPN, 8 KRC e 3 AST është figura kryesore te Trepça sivjet.

Besimi dhe Driloni do të na tregojnë se pse pas startit të suksesshëm dhe stolisjes me trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare gjërat ndryshuan ?

  • Pse u fut Trepça në kriz?
  • Çka ndikoi në rënien e formës dhe ndryshimin e dy trajnerëve?
  • Si e arritën fitoren ndaj Pejës dhe çka ndryshoi kaq shpejtë?
  • Si e shohin Supelrigën dhe çka thonë për deklaratën e trajnerit më të mirë në Kosovë në dy vitet e fundit, Adis Beqiragit i cili Trepçën dhe Sigal Prishtinën i sheh si skuadrat më të kompletuara dhe favorite për titull?
  • Çfarë do të jetë lufta për maje dhe si e shohin betejën për shmangie nga Play Out dhe rënia nga Superliga?

Temë e veçantë sonte do të jetë mbajtja e premtimit të kryetarit të KB Trepçës, Vullnet Sefajës për vendosjen dhe funksionalizimin e kamerave në Minatori.

  • Kur dhe si e premtoi kryetari Sefaja instalimin e kamerave në Minatori?
  • Si veproj KB Trepça menjëherë me të instaluar kamerat?
  • Si duhet të veporojnë klubet tjera dhe FBK për të marr si shembull KB Trepçën?

Gjitha këto dhe shumë më tepër në bisedën me mysafirët special të ASISTIT 519: Besim Brahën dhe Drilon Hajrizin

Në vazhdim ASISTI 519 sjell analizën komplete të ndeshjes së mbetura nga xhiro 15 e Prince Caffe Superligës ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit të cilën e fituan kampionët aktual për t’u ngritur në pozitën e liderit, për herë të parë sivjet pas startit me 4 humbje kurse në vikend u zhvillua xhiro 19 e elitës e cila solli shumë kthesa:

  • Ponte shënoi fitoren e parë pas 6 humbjeve rresht në derbin e fundit të tabelës;
  • Vëllaznimi përpak sa nuk befasoi kampionët aktual megjithatë Ylli pas vazhdimeve dhe me shumë mund shënoi triumfin e 15 rresht
  • Sigal Prishtina nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ahmet Kandemirit nuk di për humbje kurse Trepça me trajnerin e ri shënon fitore dhe paraqitet me fytyrë krejt ndryshe
  • Pesëshja e Javës ishte e jashtëzakonshme sikurse edhe gara për MVP-në e xhiros 19

 

Liga Unike e Femrave në basketboll si si gara e vetme e cila po unifikon sportin mbarëkombëtar shqiptar filloi stinorin pranveror me dy ndeshjen në Kosovë dhe një në Shqipëri ndërsa në vikend u zhvillua edhe xhiro 13 e Superligës së Femrave ku prizrenaset vazhdojnë dominimin absolut.

 

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST vazhdon me lajme të mira dhe sukseset e Edon Maxhunit.

 

ASISTIN e vazhdojmë duke kaluar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku po vazhdojnë votimet për NBA All Star 2023. Kush janë aktualisht më të votuarit? Fanella e cilit lojtarë është më e shituar sivjet në NBA dhe shumë ljame tjera ju presin në kuadër të NBA në ASIST

 

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.