Basketboll

Prishtina mposhtet goxha thellë nga Tal Tech në ENBL League

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka humbur sonte një duel mjaftë të rëndësishëm në kuadër të garës evropiane, ENBL League.

Ekipi kosovar kryeqytetas u mposht sonte nga skuadra estoneze, Tal Tech me rezultat 73-91.

Ekipi i fundit i kësaj gare, sonte e befasoi totalisht Prishtinën me lojë të mirë, duke i fituar tri periodat e para të ndeshjes (18-19, 16-27, 17-25), gjersa ajo e fundit i takoi ngushtë Prishtinës (22-20), por s’luajti fare rol dhe kështu ekipi estonez iu gëzua fitores sonte.

Duhet cekur se trajneri i Prishtinës, Ahmet Kandemir sonte u përjashtu nga gjyqtarët e ndeshjes pas ankesave të shumta në referim i cili sonte me të vërtetë ishte tejet i dyshimtë dhe me vendime të shumta kontraverze.

Te Prishtina sonte për fitore s’mjaftuan, Derrick Wilson me 24 pikë, Brooks Debisschop me 14 e Deondre Parks me 10 sosh.

Në anën tjetër te Tal Tech, sonte shpërthyen: Kristaps Gluditis me 28 pikë e Oliver Metsalu me 26 sosh.

Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara në këtë garë, Prishtina ka 2 fitore e 4 humbje dhe ende nuk është bërë e qartë nëse do të ketë ndeshje tjera apo mundësi inkuadrimi në ”play off”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.