Basketboll

Vëllaznimi njofton humbjen e sezonit për Don Polloshkën, shkak lëndimi dhe operimi i tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm mjaft i keq ka ardhur sonte nga skuadra e Vëllaznimit.

Gjakovarët kanë njoftuar se basketbollisti vendor i tyre, Don Polloshka ka pësuar një lëndim tejet të rëndë dhe ka humbur sezonin.

Sipas njoftimit të klubit, Doni ka pësuar një lëndim në gju dhe tash i duhet të operohet e pas kontrolleve mjekësore, sezoni për të ka përfunduar.

Njoftimi i plotë i klubit:

Javen e kaluar ne stërvitje me ekipën, Don Polloshka ka pësuar një lëndim në gju. Pas kontrollave mjeksore që i ka bërë gjatë ditëve të fundit, atij i është udhëzur që të operoj gjurin. Për fat të keq për Don-in sezoni ka përfunduar. Ekipit do të i mungoj shumë shpirti luftarak i Don Polloshkës, dhe aftësitë e tij organizative. Por, neve na mbetet vetëm t’i urojm atij shërim sa më të shpejt dhe kthim sa më të shpejt”, shkruan njoftimi i klubut kuqezi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.