Basketboll

Xhiro mbyllet me duelin në ”Mizahir Isma” të Rahovecit

Prishtinë(AsistiOnline) – Kjo xhiro tejet interesate e elitës së basketbollit tonë, mbyllet sonte në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Skuadra ”vreshtare” i bën konakun ekipit në formë të Prishtinës.

Deri tani ‘vreshtarët’ janë në vendin e fundit me vetëm dy fitore e 17 humbje, kurse prishtinasit kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit, ku numërojnë 14 fitore e pesë humbje deri më tani, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.

Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.