Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra simpatike nga Peja, Borea e ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në luftë për t’u inkuadruar në ”play off” të Ligës së parë për meshkujt.
Ekipi i drejtuar nga Hekuran Husaj, triumfoi ndaj As Prishtinës me rezultat 90-86.
Sokol Nila, shkëlqeu te pejanët në këtë fitore me plotë 34 pikë si dhe 4 kërcime, 4 asiste e 1 vjedhje topi, gjersa mori ndihmë edhe nga kapiteni Aldin Qallaku me 20 pikë dhe Valtrim Kastrati që realizoi double-double me 11 pikë e plotë 23 kërcime.
Te As Prishtina s’mjaftuan për fitore, 39 pikët e Leondre Washingtonit dhe 23 të tjera nga Dardan Sejdiu.
Pas 26 xhirove, Borea numëron 14 fitore e 12 humbje, gjersa As Prishtina pësoi disfatën e 24 karshi 2 fitoreve.
Në xhiron e ardhshme, Borea i shkon Istogut e As Prishtina e pret Gjakovën e Re.
/AsistiOnline.com/