Basketboll

Çereku i fundit nis baraz në Pejë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfundon edhe çereku i tretë i duelit.

Pas 30 minutave gjithçka ëshrë e barabartë mes dy ekipeve 61-61.

Te Peja po dallohet Arti Hajdari me 24 pikë e te Rahoveci, Jack Pagenkopf me 23 pikë.

______________

Mbyllet pjesa e parë e duelit.

Pas pjesës së parë po avancon ekipi i Rahovecit me rezultat 42-47.

Te Peja po dallohet Arti Hajdari me 18 pikë e te Rahoveci, Jack Pagenkopf me 18 pikë.

______________

Mbyllet çereku i parë i duelit.

Pas çerekut të parë po avancon ekipi i Pejës me rezultat minimal 25-24.

Te Peja po dallohet Arti Hajdari me 14 pikë e te Rahoveci, Bardh Rexha me 5 pikë.

______________

Ju sjellim pesëshet startuese të ndeshjes, Peja – Rahoveci e vlefshme për xhiron e 21-të në elitën e basketbollit kosovar.

Peja: Waldow, Hajdari, Tate, Zekiqi, Koljeviq.

Rahoveci: Blackston, Pagenkopf, Kryeziu, Chumakov, Rexha.

Në këtë duel te Peja nuk figurojnë fare në roster, Purvis e Spicer, që  ishin paralajmëruar se janë larguar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.