Basketboll

Ekskluzive: Will Brown largohet e Da’Quan Cook përforcon Vëllaznimin?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit që sivjet po tregon lojëra fenomenale pas rikthimit në elitën e basketbollit kosovar, duket se do ketë edhe një ndryshim në roster.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com nga ekipi gjakovar tashmë është larguar alo-qendra amerikane Will Brown, ndërsa drejtuesit e klubit vetëm se e kanë gati zëvendësin e tij.

Brown pritet të zëvendësohet me amerikanin tjetër, Da’Quan Cook i cili është emër i njohur për komunitetin e basketbollit në Kosovë, pasi vitin e kaluar u paraqit me Prishtinën.

Cook, është i gjatë 205 centimetra dhe luan në pozitat 4/5, ai ka një përvojë të madhe në basketboll duke luajtur në shumë shtete të botës si: Franca, Kanadaja, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari, Kolumbia, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë, Tunizia, Maroku, Republika Dominikane, Bahrein etj.

Së fundmi, 36 vjeçari ka luajtur në ekipin amerikan, Brown & White me 10 pikë e 5 kërcime në vetëm 1 ndeshje. Derisa, te Prishtina ai ishte paraqitur kryesisht në Ligën Ballkanike dhe me mesatare prej 8.7 pikëve e 3.8 kërcime.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Vëllaznimi do ta konfirmojë këtë transfer, pasiqë largimi i Brown është çështje e kryer.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.