Në ASIST-in 521 diskutohet për efektin negativ të zbrazjes së palestrave, Kupën e Kosovës 2023 etj
Merakli t’Basketit, Besim Xhemajli dhe Kushtrim Reshitaj analizojnë dukurinë e zbrazjes së palestrave për shkak të ofendimeve në korr dhe pasojat e mundshme negative në shikueshmëri
ASISTI i parë në muajin Shkurt, temë kryesore ka zbrazjen e palestrave për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve në korr, dënime këto që i ka imponuar FBK në dhjetor pas shpërthimit të dhunës në palestrat kosovare në vjeshtë.
Me gjithë qëllimin e mirë të masave ndëshkuese që synojnë luftimin e dukurive negative të sharjeve dhe fyerjeve në ndeshje të basketbollit, të cilat janë bërë të neveritshme, pas shpeshtimit të incidenteve dhe zbrazjes së palestrave javëve të fundit kur jo më larg se vikendin që lam pas, kjo ndodhi në Gjakovë dhe Suharekë, është shtruar nevoja urgjente të gjendet një zgjidhje e mesme sepse zbrazja e palestrave ka filluar të ketë kundër efekt: fyerjet nuk po ndalen kurse në anën tjetër shikuesit në palestra nuk po arrijnë me i shikua ndeshjet deri në fund, po irritohen dhe në afat të gjatë kjo mund të ndikoj negativisht në shikueshmëri dhe interesim për basketboll.
Për këtë situatë të vështirë dhe sugjerimet për zgjidhje të mundshme sonte flasim me mysafirët e ASISTIT:Besim Xhemajlin, administratorin e Merakli t’Basketit grupit më të popullarizuar në rrjete sociale në vendin tonë dhe Kushtrim Reshitajn, redaktorin e lajmeve në Klan Kosova, gjithashtu anëtar i Meraklive t’Basketit
Si i komentojnë masat ndëshkuese dhe efektet aktuale?
Pse e kritikojnë FBK-në dhe çka i sugjerojnë?
Cilët janë shkaktarët e pakënaqësive që po eskalojnë në fyerje e ofendime?
Si të luftohet kjo dukuri dhe njëkohësisht të mos vuaj shikueshmërtia në palestra?
Çka iu sugjerojnë organizatorëve të Kupës në Rahovec?
Gjitha këto sonte në bisedën me Merakli t’Basketit në ASISTIN 521 në fund të së cilës u dha një mesazh domethënës , për të gjithë adhuruesit e basketbollit.
Sot në Prishtinë u mbajtë konferenca për medie në prag të organizimit të Kupës së Kosovës 2023, nga 15-19 Shkurt në Rahovec. Me këtë rast u diskutuan detajet dhe u shpalos se
Cila është domethënia e logos?
Çka thotë slogani ?
Analiza e xhiros 21 e Prince Caffe Superligës sjell detajet e përballjeve ku fitore shënuan kryesisht favoritët kurse dy skuadrat lider e ruajtën kryesimin e tabelës: Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli kurse Trepça e ka vazhduar serinë e suksesshme me fitoren e tretë rresht pas ardhjes së trajnerit Gençoglu. Fitoreve këtë javë iu kthye edhe Peja e cila liroi tre lojtarët e huaj: Purvisin, Umpigiun e Spicerin. Analizat e detajuara së bahsku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 521.
Basketbolli femëror sonte vjen me raportet nga xhiro 7 e Ligës Unike të Femrave e cila është gara e vetme e cila bashkon sportin shqiptarë aktualisht dhe e cila solli ndryshime tabelore ndërsa në vikend u zhvillua edhe xhiro 15 e Superligës së Femrave ku nuk pati befasi.
Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur për gjithë ne e sjell shkëlqimin e Ergjan Osmanit në përballje me kampionët e EËvropës, Anadolu Efesin ndërsa Edon Maxhuni dhe Kenan Spahiu gjithashtu patën perfformansa të suksesshme.
Nga kjo javë, tek Shqiptarët në Botë vjen ylli më i ndritshëm i basketbollit femëror: Astera Tuhia e cila luanë në NCAA Division 1 dhe atje po shkëlqen.
NBA në ASIST sjell përmbledhjen e lajmeve lidhur më interesante nga kjo gjithësi e basketbollit me theks të veçantë të thyerjes së rekordit të totalit të pikëve të shënuara nga një lojtar, rekord ky i vjetër 34 vjet dhe i cili pritet të thyhet këtë javë.
Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të Prince Caffe Superligës dhe momentet më të bukura të javës së kaluar
Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën
Komentet janë të mbyllura.