Basketboll

Rodney Purvis transferohet në elitën lituaneze

Prishtinë(AsistiOnline) – Rodney Purvis është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra kosovare e Pejës.

Verdhezinjët dje njoftuan se kanë ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan e Purvis gjatë ditës së sotme është prezantuar te ekipi i ri.

Ish-NBA lojtari amerikan, është transferuar në ekipin nga elita e Lituanisë, SC Gargzdai.

Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport, top dhe teksti që thotë "GARGZDAI WELCOME WELCOME SUŽGARGŽDUS #MESUŽGARGŽDUS #MESUŽGARGŽDUS 0 #MESUŽGARGŽDUS #MESUŽGARGŽDUS GARGZDAI f @bcgargzdai RODNEY PURVIS"

Liga lituaneze njihet si një prej garave kombëtare më të forta në Evropë.

Purvis te Peja luajti me mesatare prej 18.7 pikëve, 4 kërcime e 3.7 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.