Basketboll

Sot hapet xhiro e 22-të me duelin Ponte Prizreni – Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot hapet xhiro e 22-të në elitën e basketbollit kosovar.

Një duel mjaftë interesant na pret qysh në sfidën e parë, ku takohen Ponte Prizreni dhe Trepça.

Deri tani, prizrenasit kanë shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e nëntë humbje, prandaj kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në kanalin e sportit, KSport2 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.