Basketboll

EKSKLUZIVE: Historia e Finaleve të Kupës së Kosovës mes Trepçës e Prishtinës

ASISTIONLINE ueb faqja e parë në histori të medieve shqiptare dedikuar ekskluzivisht basketbollit nga arkiva sjell të dhëna interesante historike nga duelet finale mes Trepçës e Prishtinës që sonte takohen vetëm për herë të tretë në betejë për trofe

ASISTIONLINE ueb faqja e parë në histori të medieve shqiptare dedikuar ekskluzivisht basketbollit nga arkiva sjell të dhëna interesante historike nga duelet finale mes Trepçës e Prishtinës që sonte takohen vetëm për herë të tretë në betejë për trofe

Prishtina është në finalen e 20-të jubilare që nga pavarësimi në vitin 1991 dhe në 19 finalet paraprake, Prishtina ka fituar 15 trofe.

Nga ana tjetër për  Trepçën e cila mbron këtë titull sivjet, kjo është po ashtu finale jubilare e dhjetë në historinë e pavarur të basketbollit tonë dhe në 9 finalet paraprake, Trepça ka triumfuar 5 herë (në vitet 1993, 2000, 2004, 2012 dhe 2022) këto dy të fundit është interesant të themi se i fitoi në mënyrë identike , në Karagaq të Pejës dhe kundër Bashkimit. Ju kujtohet se si vitin e kaluar, në finalen kundër Bashkimit, mitrovicasit triumfuan me rezultat 76:62 dhe kështu pas plot një dekade sollën trofeun e parë në Minatori duke triumfuar në mënyrë identike sikurse kishin bërë në vitin 2012, në Pejë dhe kundër Bashkimit.

Kështu, historia vitin e kaluar u përsërit ndërsa mbetet të shihet nëse sonte historia do të përsëritet dhe Prishtina ta fitoj edhe trofeun e tretë të Kupës së Kosovës në përballje direkte me Trepçën apo Trepça do ta ndërroi rrjedhën e historisë së përballjeve finale në Kupë ndaj Prishtinës  duke ja bërë sefte dhe kështu në finalen e 10 jubilare të fitoj Kupën e 6 në histori të klubit.

Kjo sonte është finalja e tretë në histori të garave të Kupës e Kosovës ku ndeshen këto dy skuadra dhe e para pas plot 13 viteve. Për herë të fundit Prishtina dhe Trepça u takuan në Minatori të Mitrovicës, me 4 Prill të vitit 2010 kur kishte triumfuar Sigal Prishtina me rezultat 70:59.

FAKTE EKSKLUZIVE të finaleve mes të Trepçës e Prishtinës

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS 2010 :  TREPÇA – SIGAL PRISHTINA 59-70

Nga të huajt që u dalluan tek Sigal Prishtina në finale e fundit mes këtyre dy skuadrave me 4 prill 2010, ishin dyshja Alex Carcamo dhe Gaston Essengve forcë në qendër të trapezit megjithatë asnjë nga këta nuk mund të krahasohet me kapitenin legjendar prishtinas Edmond Azemin që ishte figurë kryesore e triumfit të skuadrës prishtinase dhe si lider udhëhoqi ekipin e tij me 17 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Carcamo e kishte mbyllur ndeshjen me 18 pikë e 8 kërcime kurse ndihmë të madhe ky tandem pati nga qendra kamerunase Gaston Essengue, i cili pati realizuar double-double prej 12 pikëve e 10 kërcimeve

Nga ana tjetër Drilon Hajrizi i ciil sivjet me 14 Janar mbushi 32 vjet dhe tash është një nga basketbollistët më me përvojë dhe të trofeshëm në vendin tonë, si dhe një prej të rallëve në histori të basketbollit tonë të pavarur që ka lujatur për të gjitha katër skuadrat e Katërshes së Madhe, asokohe si vetëm 19 vjeçar dhe talent në ardhje kishte shkëlqyer me 14 pikë, 8 kërcime e 7 asistime kurse qendra legjendare dhe njëra prej kullave binjake mitrovicase, Fikret Hanxhiqi u dallua me 11 pikë e 9 kërcime.

Deri sa Edo Azemi ishte shpallur MVP i Kupës 2010 , Driloni u shpall Lojtari më i Mirë i Ri

 

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS 2005

 Nëse shkojmë edhe pak më prapa në histori, në vitin 2005, pra para plot 18 viteve finalen mes Prishinës dhe Trepçës e cila ishte zhvilluar në Prishtinë e kishte fituar Prishtina me rezultat 92:71 kurse duhet theksuar se asokohe trajner i Prishinasve ishte Ekrem Memnunin, njeriu i cili me shumë bujë dhe pas plot 17 viteve u kthye te Sigal Prishtina me qëllim që ta udhëheq projektin e këndelljes së skuadrës më të trofeshme të gjitha kohëve në basketbollin tonë të pavarur me 39 trofe të fituar (14 tituj kampioni, 15 Kupa, 8 superkupa dhe 2 tituj kampioni të Ligës Ballkanike) dhe që sonte po e ndjek trofeun e 40 jubilar … asokohe pra Ekrem Memnuni fitoi Kupën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën në Finalen e Kupës 2005 që asokohe udhëhiqej nga trajneri , tashmë i ndjeri Ahmet Behrami, njeriu i cili mbetet në histori të Trepçës is trajneri më i trofeshëm në histori me gjeneratën e artë të basketbollit mitrovicas e cila për lider kishte pikërisht Besim Brahën, njërin prej lojtarëve më legjendar të Trepçës dhe i cili muajin e kaluar u kthye në klub në cilësi të drejtorit dhe pa dyshim edhe me ardhjen e trajnerit Gençoglu solli stabilitet i cili reflektoi me 4 fitore pa humbje në Superligë dhe 2 fitore rresht në çerekfinale kundër Vëllaznimit dhe gjysmëfinalen ndaj Rahovecit, pra 6 fitore nga 6 ndeshje dhe kjo e shtata sonte është betejë për trofe me skuadrën të cilën pikërisht drejtori i sotëm i Trepçës, Besim Braha ishte ndeshur në finale të viti 2005 në Prishtinë por e kishte humbur.

Besimi si lojtar deri tash është takuar dy herë me Prishtinën dhe të dyja finalet në vitet 2005 dhe 2010 i kishte humbur por a do të jetë kjo sonte e treta e vërteta për Besim Brahën i cili sonte paraqitet si drejtor klubi, mbetet të shihet

 

 

02.04.2005 SIGAL PRISHTINA – TREPCA KUPA KOSOVES

Pra nëse kthehemi prapa në histori, para 18 viteve, në finalen mes Prishinës dhe Trepçës,  me 2 Prill 2005 , në Palestrën e Sporteve në Prishtinë, Sigal Prishtina kishte fituar Kupën e Kosovës me rezultat 92:71 e udhëhequr nga një tjetër legjendë e basketbollit kosovar dhe njëri prej playmaykerave më të mirë të gjitha kohëve në vendin tonë: Samir Shaptahoviqi. Samiri për pak sa nuk kishte shënuar tripëll dabëll dhe atë finale e kishte përmbyll me 11 pikë e 15 asistime dhe 7 kërcime. Ndihmë të madhe Samiri pati nga gjiganti Ersid Luca i cili shtoi një tjetër double double me 19 pikë e 16 kërcime kurse dyshja e famshme Edmond Azemi dhe Florian Miftari, kontribuan me nga 18 pikë secili.

Nga radhët e mitrovicasve, figura më e shkëlqyeshme ishte legjendari dhe i paharrueshmi që sot e kësaj dite përmendet, Hashim Simonsi me 22 pikë. Me 18 pikë takimin e kishte mbyll Begovac ndërsa fundori Senad Delliq që ishte koshashënuesi kryesor i Trepçës, pati një natë të keqe me vetëm 13 pikë duke qenë katastrofal nga gjuajtjet e lira prej nga realizoi vetëm 6 nga 14 tentimet. Hendikep i madh për Trepçën në atë ndeshje ka qenë mungesa e Fikret Hanxhiqit.

 

Komentet janë të mbyllura.