Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
(VIDEO LAJM) ASISTI 523: KUPAT TE VENDI I KUPAVE – AsistiOnline
Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 523: KUPAT TE VENDI I KUPAVE

Mysafirë special, fituesit e Kupës së Kosovës 2023: Aulona Muhadri kapitene e Bashkimit, Elvedin Plakiqi kryetar i KB Bora (Liga e Parë) dhe Valdrin Haxhiu kapiteni i  Trepçës

ASISTI 523 sjell përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi në spektaklin e Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll i cili sivjet u kthye “n’ konakun e vet” në Mizahir Isma të Rahovecit. Palestra më e bukur në vendin tonë , për herë të tretë në këto pesë edicionet e fundit ishte nikoqire turneut final të Kupës së Kosovës. Qyteti i cili në vitin 2019 dhe 2020 organizoi dy spektakle të Kupës së Kosovës, sivjet përsëri ishte vendtakim i elitës së basketbollit kosovar dhe për herë të tretë rresht dëshmoi traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme ku u zhvilluan garat për tri Kupat e sivjetme: Kupën e Ligës së Parë, të Femrave dhe atë të Meshkujve.

Klubi i formuar në Gusht të vitit të kaluar Bora, triumfoi në garën e Kupës së Kosovës së Ligës së Parë skuadrat fituese vitin e kaluar e përsëritën suksesin edhe sivjet, Bashkimi te femrat dhe Trepça te meshkujt janë fitues të Kupës së Kosovës 2023.

Me këtë rast, mysafirë special në ASIST janë përfaqësuesit e klubeve fituese: 

Elvedin Plakiqi kryetar i KB Bora (Liga e Parë), Aulona Muhadri kapitene e Bashkimit dhe Valdrin Haxhiu kapiteni i  Trepçës.

Elvedin Plakiqi, kryetari i Borës tregon se:

  • Kush është KB Bora?
  • Si u themelua ?
  • Cilat janë planet dhe strategjia për të ardhmen e këtij klubi me filozofi interesante?

Kapitenia e re e Bashkimit, Aulon Muhadri tregon për frymën e re te skuadra e cila mbron nderin e sportit prizrenas iteve të fundit:

  • Si e përjetoi Aulona Muhadri triumfin duke e ngritur Kupën për herë të parë si kapitene?
  • Çka tha për trajnerin Viktor Kovaç dhe çfarë risie solli ai?
  • Si ndikuan amerikanet e Bashkimit në ndërtimin e skuadrës sivjet ?

Finalja e Trepçës ndaj Prishtinës në garat e Kupës pati shumë simbolika, ishte finalja e dhjetë jubilare nga pavarësimi në vitin 1991/92 dhe përkundër historisë së gjatë të përballjeve mes rivalëve të përhershëm, vetëm finalja e tretë El Clasico ku në dy finalet paraprake 2005 dhe 2010 fituese ishte Prishtina kurse Trepça e fitoi të tretën të vërtetën. Gjithashtu, interesante ishte përballja në mes të trajnerëve Ahmet Kandemirit si mësues dhe Engin Gençoglut si nxënës ku në fund nxënësi ishte më i mirë se mësuesi.

Valdrin Haxhiu, kapiteni i Trepçës javë e kaluar në ASIST deklaroi se “deri sa dy përlahen i treti fiton” dhe kësaj here kthehet përsëri në emision por si fitues dhe rrëfen se :

  • Si e përgatiti trajneri Gençoglu ekipin dhe çka ju tha para duelit?
  • Si e ndryshoi atmosferën në ekip dhe krijoj unitet që nuk e kishin në vjeshtë?
  • Çka ishte vendimtare në finalen dramatike e cila ishte e barabartë për 38 minuta?
  • Çka thotë për Drilon Hajrizin i cili tash me Trepçën ka tri Kupa dhe në të tri triumfet e ka nënshkrimin e tij si MVP?

Gjitha këto dhe shumë më shumë në bisedën simpatike me Aulonën, Elvedinin dhe Valdrinin në ASISTIN 523.

 

KOMPLET PËRMBLEDHJA E FINAL 8 KUPËS SË KOSOVËS 2023

Nga e mërkura deri të dielën,  të gjitha rrugët e basketbollit kosovar quan drejt Rahovecit në konakun e festës dhe spektaklit të basketbollit kosovar dhe ASISTI 523 sjell përmbledhjen komplete të festës që e përjetuam në Rahovec gjatë Final 8 të Kupës së Kosovës 2023

Të premten në kremten e 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, KB Bora e themeluar në gusht të vitit të kaluar që me ftesë speciale filloi garat në Ligën e Parë, u shpall fituese e Kupës së Ligës së Parë në debutimin e saj. Kështu, Bora bëri atë që në edicionin 2019 të Kupës së Kosovës e kishte bërë Feronikeli i cili vetëm 6 muaj pas themelimit fitoi Kupën e Ligës së Parë dhe atë e bëri pikërisht në Mizahir Isma.

Ndërkohë të dielën u zhvilluan dy finalet në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve ku triumfuan fituesit nga edicioni i kaluar në Pejë, Bashkimi te femrat dhe Trepça te meshkujt duke mposhtur rivalët nga Prishtina.

Vashat e Bashkimit këtë e bënë për herë të dytë rresht pasi edhe vjet kishin triumfuar ndaj prishtinaseve kurse për Trepçën ishte kjo e treta e vërteta dhe fitorja e parë ndaj Prishtinës në finalet e Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i basketbollit tonë në vitin 1991/92.

Në dy finalet paraprake 2005 dhe 2010 ishte Prishtina ajo e cila kishte triumfuar mirëpo kësaj here ishte e treta e vërteta, nën udhëheqjen e trajnerit Engin Gençoglu i cili bëri revolucion dhe në Minatori solli Kupën e dytë rresht dhe të gjashtën në histori. Në vazhdim, përmbledhja e analizave komplete e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në Final 8 të Kupës së Kosovës 2023 në Rahovec,

 

SHQIPTARËT NË BOTË: EDONI DHE ERGJANI SHKËLQYEN SËRISH

Koha është për bllokun special dhe shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST.

Edon Maxhuni kundër Alba Berlinit në Bundesligën gjermane dhe Ergjan Osmani me Darushafkën kundër Murcias spanjolle në FIBA Champions League patën shfaqje të mira por skuadrat e tyre pësuan me rezultate të ngushta kurse nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik, Astera Tuhina si rishtare po vazhdon me lojëra të mira me skuadrën e saj Uashington State Cougars në NCAA Divizionin e Parë. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: SPEKTAKLI I NBA ALLSTAR WEEKEND ME SHUMË BEFASI DHE RISI U TRANSMETUA EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION DHE KLAN KOSOVA

ASISTIN e vazhdojmë duke kaluar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku vikendi që lamë pas nesh solli festën dhe spektaklin e NBA All Star Weekendit në Salt Lake City të Utah-së. E mbarë bota dhe gjitha yjet e kësaj gjithësie basketbollistike u tubuan për tre ditë rresht për të shikuar garat e talenteve të rinj, garat atraktive për ngulitjen më të bukur dhe për tri pikë si dhe ndeshjen e gjitha yjeve apo All Star Game

Pati shumë befasi dhe atraksione sidomos në ngulitje dhe mënyrën e përzgjedhjes së lojtarëve për ekipet rivale të All Star Game.

Se çka ndodhi gjatë këtij vikendi në Satl Lake City, më së miri na tregon në vazhdim tregimi i përgatitur nga specialisti i NBA në ASIST, Arbon Flugaj

 

TOP 10 AKSIONET E KUPËS NË ASIST

Para se ta përmbyllim, ASISTIONLINE falënderon Rahovecin për edhe një spektakël!

Adhurues të basketbollit , pas dy organizimeve fantastike në vitet 2019 dhe 2020, Kupa e Kosovës sivjet u kthye në palestrën më të bukur në vendin tonë, Mizahir Isma në Rahovec ku nga e mërkura deri të dielën basketbolli kosovar e kishte konakun kurse ky qytet edhe një herë e dëshmoi traditën e nikoqirllëkut dhe mikpritjes së shkëlqyeshme.

Prej të parit deri te i fundit në KB Rahoveci, ASISTIONLINE i falënderon për edhe një festë dhe spektakël basketbolli  dhe përkujdesje që të gjithëve t’iu krijohen kushte maksimale për punë dhe zbavitje në këtë ngjarje të bukur

Krejt në fund ASISTI ju sjell TOP aksionet e Final 8 të Kupës së Kosovës nga konaku i basketbollit kosovar n’Rahovec.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.