5 basketbollistë përkrahen financiarisht nga fondi i Ministrisë së Sportit për shërim dhe rikuperim të sportistëve
Prishtinë(AsistiOnline) – Ministria e Sportit e Kosovës e ka publikuar listën e sportistëve që kanë përfituar nga fondi i saj për shërimin dhe rikuperimin e lëndimeve të sportistëve për vitin 2023.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe pesë sportistë nga basketbolli, të cilët kanë përfituar nga ky fond të cilin e ka krijuar Ministria, shkruan AsistiOnline.com
Basketbollisti i Vëllaznimit, Don Polloshka i cili ishte lënduar në gju në njërën prej ndeshjeve zyrtare të ekipit gjakovar, është përkrahur financiarisht me rreth 5 mijë euro.
Ndihmë nga ky fond ka marrë edhe basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusiq që është përkrahur me afro 2 mijë euro.
Dy basketbollistët e KB Bora që po bën gara në Ligën e parë, Eliot Peci e Adhurim Aliaj, poashtu janë përkrahur financiarisht nga ky fond. Elioti është përkrahur me rreth 1 mijë euro, ndërsa Adhurimi me rreth 500 euro.
Dhe basketbollisti tjetër që ka marrë përkrahje nga ky fond, është Paraart Zeqiri i Vushtrrisë me rreth 500 euro.
Natyrisht, që kjo është një ndihmesë e mirëseardhur për basketbollistët dhe sportistët në përgjithësi të cilët ballafaqohen me telashe dhe probleme të ndryshme në vendin tonë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.