Basketboll

Peja e dërrmon edhe Bashkimin, ekipi i Hadar në tjetër nivel

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës ka vazhduar me fitore nën-drejtimin e trajnerit të ri, Rami Hadar.

Ekipi pejan sonte triumfoi me shifrat e thella ndaj Bashkimit 88-120, sfidë kjo e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Ekipi i Pejës që në start krijoi diferencë të thellë duke e mbyllur periodën e parë me 13 pikë dallim (15-28) dhe lojën e mirë e vazhdoi edhe në të tre çerekët vijues (26-30, 27-29, 20-33), për të siguruar fitoren e 7-të në këtë garë.

Te Peja edhe sonte mbizotëroi loja ekipore me komplet 12-shen që shënoi pikë, derisa individët më të dalluar ishin, Jalen Tate me 29 pikë, Devoe Joseph me 20 dhe Larry Thomas me 16 pikë.

Te Bashkimi, Samardo Samuels kishte 24 pikë e 12 kërcime dhe Altin Morina 18 sosh.

Aktualisht, Peja ka 7 fitore e vetëm 1 humbje në këtë garë, gjersa Bashkimi ka 2 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Peja e luan derbin ndaj Hapoel Beer Shevës në Izrael, gjersa Bashkimi e pret Levskin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.