Basketboll

ASISTI 526: Peja rikthehet fuqishëm dhe çka po ndodh me ankesën e Vëllaznimit?

Me mysafirët specialë, Merakli t’Basketit: Dren Zatriqin, ish drejtorin e Ligës Unike dhe ish basketbollistin Altin Sahitin, kryetarin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës flasim për ringjalljen e Pejës, çerekfinalen historike të Prishtinës dhe ankesën e Vëllaznimit

ASISTI 526 sonte me analiza dhe tregim nga java e kaluar fantastike plus super-tema që diskutohen me mysafirët special.

Temë qendrore e ASISTI 526 super-forma e Pejës pas ardhjes së trajnerit të ri Rami Hadar i ci e shndërroi skuadrën verdh e zi në një makinë të tmerrshme që po realizon nga 112,3 pikë për ndeshje në Prince Caffe Superligë. Cili është komenti i Drenit dhe Altinit mbi atë se:

  • Çka po ndodh me Pejën?
  • Pse erdhi deri te ky ndryshim?
  • Çka i tha Arti Hajdari bashkëlojtarit të tij Altin Sahitit nmga përfaqësuesja historike e Kosovës në 3×3 lidhur me filozofin e trajnerit Haddar?
  • Sa minuta po luajnë lojtarët tash?

Dreni dhe Altini analizojnë gjendjen aktuale dhe betejën për dy pozitat e para dhe japin parashikimet për Play Off.

  • Çka thonë për formën e Trepçës, Prishtinës dhe Yllit?
  • Kë e shohin si favorit për dy pozitat e para dhe finale?
  • A do të arrij të bëjë përsëri magji mjeshtri Adis Beqiargiqi duke fituar të tretën rresht me Golden Eagle Yllin?
  • Kush do të jetë kampion sivjet sipas Drenit dhe Altinit ?

Natyrisht, analiz e e ndeshjes historike që e zhvillojë Sigal Prishtina në Europe North Basketball League (ENBL) kundër top skuadrës polake King Szczecin.

  • Si u paraqit Prishtina?
  • Çka i fascinoi Drenin dhe Altinin?
  • Si e parashikojnë ndeshjen e kthimit?

Krejt në fund, debatohet për ankesën e KB Vëllaznimit lidhur me angazhimin e Rrezart Memedit në ndeshjen e xhiros 24.

Pas ankesës së Vëllaznimit dhe refuzimit të ankesës nga Komisioni i garave, Komisioni Arbitrar e ktheu rastin në shqyrtim në shkallën e parë dhe të hënën paradite Komisioni i Garave doli me vendimin e ri “Ndeshja të përsëritet dhe Rrezart Memedit t’i revokohet vendimi për natyralizim”.

Ky vendim i dytë i Komisionit të Garave të FBK-së shkaktoi shumë reagime kurse  KB Vëllaznimi u ankua sërish.

  • Çka thonë për këso raste, mysafirët që kanë përvojë insistucionale?
  • Si e komentojnë vendimin e Komisionit Arbitrar dhe revokimin e vendimit të Komisionit të Garave ?
  • Cilat janë lëshimet në definimin e Rregullorës për Regjistrimin dhe Kalimin e Lojtarëve të FBK-së për edicionin 2022/23
  • Cili është sugjerimi që të menjanohen këto “vrima” në legjislacionet e FBK-së?

ASISTI 526 analizon kryendeshjen e mbetur të xhiros 24 midis Golden Eagle Yllit dhe Pejës e cila ishte e rëndësishme për kreun e tabelës në Prince Caffe Superligë dhe ndeshjet e xhiros 25 së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.

Liga Ballkanike këtë javë në ASIST vjen me derbin kosovar Bashkimi – Peja. Verdhezinjtë nuk kanë të ndalur as në Balkan lerague ku janë ngritur në pozitën e dytë dhe në tri ndeshjet e fundit nën direktivat e trajnerit Haddar po realizojnë mesatare prej 105,6 pikë për ndeshje. Sonte e shohim analizën e ndeshjes Bashkimi- Peja, rezultatet dhe tabelën aktuale

Basketbolli femëror sonte vjen me ndeshjet e xhirove të fundit të edicionit të rregulltë në të dy garat: Ligë Unike dhe Superligën e Kosovës.

Në Ligë Unike të Femrave, lideri Flkamurtari pësoi disfatë dhe në xhiron e fundit e humbi kreun e tabelës duke caktuar çiftet e Final Fourit me përballje gjysmëfinale Kosovë – Shqipëri në të dyja ndeshjet.

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell lajmet mbi Edon Maxhunin, Kenan Spahiun dhe Ergjan Osmanin.

NBA në ASISTIN 526  ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku gara për kualifikim në Play Off.

është nxehur maksimalisht.Nga lajmet kryesore të javës që shkoi për sonte kemi veçuar shpalljen e lojtarëve të Javës në Lindje e Perendim dhe lëndimin e sërishëm të Kevin Durantit . Gjithashtu shumë emocionale ishte ceremonia e pensionimit të fanellës me numër 16 të Pau Gasolit te Los Angeles Lakersat pranë fanellës së Kobe Bryant.

Këto dhe shumë lajme tjera të përgatitura nga specialisti ynë i NBA në ASIST,  Arbon Flugaj

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të xhiros 25 të elitës së basketbollit kosovar, Prince Caffe Superligës.

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Darkës së Finalistëve të Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 526 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

Komentet janë të mbyllura.